Viktor Hugo Poezi
Viktor Hugo

Ja, Nesër, Sa Të Gdhihet

Ja,nesër, sa të gdhihet, sapo të zbardhë fusha,
Do nisem, e dëgjon? E di që ti më pret,
Mes pyllit do t’i bie dhe malit me gëmusha,
Larg teje s’mund të rri se ndarja po më tret.

Do t’eci si në mjegull, në shpirt i përqëndruar,
E zhurmë nuk do ndiej, s’do shoh asgjë që jashtë,
I vetëm, i kërrusur, me duart kryqëzuar,
Do ndiej veç dëshpërim e dita bëhet natë.

Ndaj mbrëmjes nuk do shoh prarim që gjurmë le,
Dhe vellon mbi Herflër nuk e vërej që larg.
E, kur të mbrrij atje, mbi varrin tënd do ve
Buqetë gjethegjelbër, me lule thurur varg.

- Poezi nga Viktor Hugo



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0