A Do Të Vijë Pranverë?
Akulli e shtoi cipën e ngrirë,
Fjollat e dëborës rënkojnë erërave,
Pemët nuk mund ta shkundin trishtimin e bardhë,
Prej peshës së tij janë rënduar tepër.
Nga shtrati sytë ia ngul dritares,
Mbulesat e ftohta shtrëngoj në trup,
Ftohtë, oh, ftohtë brenda dhe jashtë,
Dielli diku është arratisur, zhdukur.
Prangat e trishtimit më mbërthejnë sërish,
Gjoksi dihat frymëmarrje të rëndë,
Një krah zogu përpëlitet në dritare,
Ftohtë, oh sa ftohtë, jashtë e brenda bën.
A do të vijë pranverë...?
Fjollat e dëborës rënkojnë erërave,
Pemët nuk mund ta shkundin trishtimin e bardhë,
Prej peshës së tij janë rënduar tepër.
Nga shtrati sytë ia ngul dritares,
Mbulesat e ftohta shtrëngoj në trup,
Ftohtë, oh, ftohtë brenda dhe jashtë,
Dielli diku është arratisur, zhdukur.
Prangat e trishtimit më mbërthejnë sërish,
Gjoksi dihat frymëmarrje të rëndë,
Një krah zogu përpëlitet në dritare,
Ftohtë, oh sa ftohtë, jashtë e brenda bën.
A do të vijë pranverë...?
E martë 24 janar 2012 ora 06:00
Më shumë nga Viktoria Xhako
- Më Fal Që Të Desha, O Prill I Stinës Së Pestë!
- Sa Dimër I Ngrohtë Ish...
- Do Ta Thyej Këtë Të Nëmur Pasqyrë!
- Takohemi Në Qiell
- Pres Të Vijë Nesër
- Edhe Pse E Di...
- Fluturoj Drejt Lindjes
- Një Degë Borziloku
- Degë Molle...
- Ki Mall!
- E Bardhë
- Zemër E Kuqe
- Ajo Letër, Që Nuk Erdhi Kurrë
- Harrove Kalendarin
- S’Di Pse Syri M’U Përlot
- Valsi Ynë
Komente 0