>
LETERSISHQIP

Lot Mbi Shën Valentin

I preke yjet?
Ku janë? Pyeti verbëria.
E dëgjove aromën e vrapit?
Ç’ngjyrë ka? Pyetën cungjet e këmbëve.
I puthe tingujt e muzikës?
Sa larg janë? Pyeti shurdhëria.

Qenke enigmë!
Të gjitha i ke në zemër.
Ku? Në zemrën e ngrirë?
Që derdh lot mbi Shën Valentinin e vdekur?
E premte 14 shkurt 2014 ora 11:35