TEKSTESHQIP

Xeni & Sinani
Pret Sulltani Haber Prej Telit
Lyrics

Pret sulltani haber prej Telit, maxharr pashes t'prizerenit
Shpejt haberi i shkoj sulltanit, prej kobureeeeees t'Ramadanit- heeej t'Ramadanit

Nuk ua lshojm be kralve trojet, na mallkojm fmija dhe Vorret, zakon t'part naj kan lan, bes t'pa besit mos mej dhan- heeej mos mej dhan..

Oj kosova jon kreshnike, trima t'fort gjdo her ke rrit, djemt e tu s'din qka esht tuta, si pren shpataaaaaa si nal pushka - heeeej si nal pushka..

Gunat dimrit dhimb e gjak o i ka dhan Martines flakë, oj kosovë Lule me plagë, nji ditë prush eeeee nji vitë flakë - heeej nji vitë flakë..

Djeg e vra por kurr Sje tut, se ke lan gjakun me t'humb, nje kobure qe ra per ty, tan evropa e kan ni - heeeej e kan nii

Sa t'jem gjall trojet si lshojm, por me gjak to ti mbrojm, s'ia kem friken kurr armikut kemi zemraaaaaaat prej qeliku - heeeej prej qeliku..

DËRGOI: