>
BIOSHQIP

Xeni (Shkelzen Jetishi): Paguhem Shumë Mirë

31-01-2013
Shkëlzen Jetishi thotë se ai fiton shumë nga muzika nëpër ahengje të ndryshme dhe falë kësaj bën jetë shumë të mirë. Këngëtari kosovar i muzikës popullore ka dhënë një intervistë për të përditshmen nga Shqipëria, Koja Jonë, ku mes tjerash ka folur edhe për anën materiale të muzikës së tij. “Sigurisht që muzika që unë lëvroj pëlqehet, sepse është një muzikë popullore shumë origjinale, pa u afruar tek komerci. Ka pasur edhe raste kur edhe unë në ndonjë gëzim familjar mund të këndoj një këngë të tillë, por thjesht nëse më kërkohet, pasi kënga popullore e tabanit është ajo që pëlqehet më së shumti”. “Dhe nuk kam pse gënjej, por është e vërtetë që unë paguhem shumë mirë dhe me anë të këngës arrij të bëj një jetë shumë të mirë”, ka thënë Xeni.
(koha.mk)

Xeni (Shkelzen Jetishi): Paguhem Shumë Mirë