Këngëtari i mirënjohur i muzikës pop folk nga Ferizaji, Xhela, ka publikuar këngën e tij të re me klip “Dëshpërohem”.
Bëhet fjalë për një baladë mjaft të bukur të realizuar nga këngëtari i njohur, i cili ka vendosur të ndërrojë zhanër duke treguar potencialin e tij edhe në balada.
Këngën “Dëshpërohem” e ka punuar në muzikë Virusi, teksa videoklipin e ka punuar produksioni ImagineCreative.