>
BIOSHQIP

Xhela Publikon Albumin E Ri Me Këngë Të Vjetra Qytetare

12-04-2014
Këngëtari ferizajas, Xhela, tashmë ka publikuar edhe albumin e tij të radhës, por këtë herë ai për të gjithë dashamirët e këngës së tij ka sjellë 15 këngë të vjetra qytetare.

Me një vokal të ngrohtë, Xhela tashmë ka arritur që publikut shqiptar, t'i dhurojë ngrohtësinë e këngës shqipe.



I angazhuar nëpër mbrëmje të ndryshme në Kosovë e diasporë, si dhe tashmë me mbrëmjet e maturës që mbetet mjaft i kërkuar nga nxënësi dhe mbrëmjet studentore, Xhela ka gjetur kohë që të sjellë këtë album.

Xhela ka thënë për Telegrafin se interesimi për këngët e tij ka qenë i menjëhershëm, pasi produksioni i cili e ka realizuar këtë album, është ndarë i kënaqur me interesim e fansave të tij.



Ndërkohë, produksioni ‘Ximi”, ka bërë të ditur se janë dalë në treg 10 mijë kopje, dhe shumë shpejt dashamirët e këngës kanë filluar të interesohen për ato.

Në një prononcim të tij, këngëtari i muzikës pop-folk, Xhela ka falënderuar edhe klarinetistin, njëherësh edhe vëllanë e tij, Xim Abazin, I cili luan një rol të rëndësishëm në këtë album, gjithashtu pjesë e këtij projekti është edhe muzicienti, Dardan Bajrami, dhe është incizuar në studion ‘Arti Rec’ ne Ferizaj.



Xhela te enjten, ka kënduar edhe në klubet e Prishtinës, dhe interesim për të dëgjuar atë ka qenë mjaft i madh, pasi janë parë edhe fotografitë e publikuara nga kjo mbrëmje nëpër rrjete sociale.
(Telegrafi)

Xhela Publikon Albumin E Ri Me Këngë Të Vjetra Qytetare