TEKSTESHQIP

Xhelal Xheladini
Gëzuar Kombi Im
Lyrics

I vjetër sa jeta, sot më i riu
Kombi im tungjatjeta,
S'kanë rëndësi pagëzimet e huaja
unë të njoh veç me një emër

Gëzuar kombim im, i lashtë, i madh plot dritë
gëzuar o ju ilirë,
Kudo që jemi ne jemi një,
një dhe vetëm një,

Qëndruam me shekuj, kurrë pa u larguar
Ky qiell na i fali këtë truall
Të gjithë jemi krenar me të kaluarën tënde
e jona është ardhmëria,

Dikut shtëpia jonë ishte e madhe,
fqinjët i kishim largë,
Sot ajo shtëpi e vogël ka mbetur,
por ti mbete i madh

Ne jemi të bijtë e shekullit të ri,
nuk dojmë më humbje,
dojmë ngadhnjim për gjithnji,
Të bukur kemi gjuhën,
më të bukur emër,
gëzuar kombi im të dojmë me gjithë zemër