TEKSTESHQIP

Xhelal Xheladini
Bota Orkestër Pa Dirigjent
Lyrics

Në kohë të keqe jetojmë,
jemi gjeneratë pa fat,
Me ne luajnë si matadorë
demokratët n'inkubatorë

Muri i Berlinit u rrëzua,
gurë për koleksionarë,
Por tjetri u ndërtua
evropa prap është ndarë

Na bënë njerëz me nerva të dobëta,
tërë kohën veç bërtasim,
Fëmijët gjoja kur s'dëgjojnë,
çmimet kur eskaladojnë

Vrasje, korupsion
drogë, prostitucion,
Dhe shumë gjëra të turpshme
sot janë bërë të zakonshme

Shumë lehtë njerëzit zhduken
n'mënyra misterioze,
Edhe ke ne u bë Amerikë,
Në modë janë grupet mafioze

E shteti nuk funksionon,
prej ligjeve zot ruana,
Të rinjtë bijnë në depresion,
vrasësi quhet marihuana

Sot njeriu është bërë modern
egërsirë e modernizuar,
E bota në suspens ka mbetë
orkestër pa dirigjent

Por s'bënë t'gjitha t'i shohim zi
të nxjerrim mësime nga kjo,
Ardhmëria m'varet prej nesh,
le të marshojmë rrugës së drejtë

DËRGOI: