TEKSTESHQIP

Xhelal Xheladini
Në Alarm Janë Ndjenjat E Mija
Lyrics

Ti vjen, të pash nga larg
në zemrën time hap një plagë,
Pran meje me qëllim kalon
të shiqoj e më shiqon-
syri yt syrin tim kërkon

Në alarm janë ndjenjat e mija
si malet zjarri kur kaplon,
Emocione të panjohura
në zemrën time instalon-
në zemrën time instalon

Me sytë e tua tërheqës më ngrire
papritë në zemër ti më hyre,
E unë nuk kam pak guxim
t'i them ndjenjat e shpirtit tim

Kot mundohem të harroj
më duket se të dashuroj,
Dashuria për ty më thërret
me një tenor të vërtet

Nuk mund t'jem indiferent
ndaj bukurisë që më thërret,
shiqimi i saj është magjikë
më bie n'zemër si meteorit

Më duhet pra të mbledh vehten
dhe t'mos mendoj në të keqen,
Pse vehten tiranizoj,
e pse s'të them të dashuroj-
e pse armët mos të dorëzoj

DËRGOI: