>
LETERSISHQIP

Bari Than Hirin

kushtuar Bertold Brehtit, në 100-vjetorin e lindjes
Edhe prej varrit shpërthente një tym
valëvitur si pëlhurë e djegur në prush;
zihej tmerrshëm një shpirt brenda tij,
para bubullimash me furtuna të egra,
çuditshëm ky varr bëhej i blertë.

Mbi të-netëve me shi-vendosnin lule,
mëngjeset haheshin me sharje,
shtëpitë plasaritur oxhaqeve,
shtriheshin në hire çmendurisht shkallëve.

Buronin vijëzat e ujit prej varrit,
diku takoheshin dhe rrënonin murin,
dhe bënin thyerjen e shkrumbit të luftës
vetëvrasëse,
e në themele ky varr kohës i mbillte fije bari.