>
LETERSISHQIP

Tingujt

Tingujt e fjalës
të erës së jugut
të veriut, të perendimit
buzë detit
Janë
tingujt e kohës
të shiut
të gurit
të drurit
Është
fyelli ynë i lashtë
kitara ime rinore
dhe
daulle e lëkurës që
kumbon harmonishëm
n`tingujt e të nesermes
në petale si honeve të erës
të lule-bozhurit
Eshtë
e kuqe e zezë
ngjyrë e saj
e djegur, e ngjallur, e regjur, e etur si fjala...