Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #


Tema: Poezi Për Shoqerinë

Nanave Gjakovare

Ma se një dekadë
gurrat e ballit tuaj
nuk shterruen.

Ma se një dekadë
shpresë-shterrun
pritnin.

Vendet bosh
rreth tryezës.

Ma se një dekadë
zani juej shesheve,
në vesh të shurdhët.

Derë të hapun -
as derë-dalje nuk gjetët.

Ma se një dekadë
Lokemëdhatë
dhe fëmijët jetimë
luftojnë me jetën,
për jetën.

Një thes eshtnash presin.

Eshtnat që tok’ e huej
s’i tretë.
Presin
në tokën tonë
të prehen.

Nanat gjakovare,
shiprtmëdhatë,
të zhuritunat,
forcë kanë
e thonë:
As anmiku mos e pastë
fatin tonë.

Xhenc Bezhi

Mars 2010


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4 / Votuan:  5
Disqus Comments




teksteshqip.com © 2007 - 2017