Më mbaj mend (për 1 muaj)

Xheraldina Vula

Xheraldina Vula
  • Vendlindja:
  •  
  • Jeton dhe vepron në :
  • Kosovë 
  • Ditëlindja:
  • 1 Shkurt
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♒ Ujori
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  390

Xheraldina Vula është autore këngësh shumë e njohur. Xheraldina Vula është diplomuar në Universitetin e Prishtinës – fakulteti i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Ajo është Zëvendës Drejtoreshë dhe anëtare e Bordit të Drejtorëve në Kompaninë 21. Është gazetare e njohur dhe modetarore e talkshow programeve televizive. Të gjitha programet qe i ka krijuar dhe prodhuar, gjithnjë kanë tërhequr më shumë se 60 përqind të shikuesve në Kosovë. Është poete e publikuar (“Megjithatё sillet” 1988; “Me bisht syri” 1995, “A Street Cat” 1999 dhe “Ritual me Pantallona” 2001) dhe e përkthyer në gjuhën angleze, gjermane, frenge, etj. Është aktiviste e njohur e cila i ka përkrahur gratë tjera në arritjen e qëllimeve të tyre për gratë në përgjithësi. Është bashkë-themeluese e OJQ-së së grave “Gratë artiste dhe veteranët e arsimit” (1993), bashkë-themeluese e Media Projektit (qendër trajnimi për gra të reja në gazetari dhe menaxhment të konflikteve), e ka ndihmuar themelimin e revistës për gra “Sfinga” (1997), është bashkë-themeluese e revistës mujore për gra “Eritrea” (1997), bashkë-themeluese e Radios së Parë Shqiptare në Internet Radio 21 dhe TV21 produkcionit (1998), bashkë-themeluese e Kompanisë 21 (1999); këshilltare dhe anëtare e bordit e STAR Network of World Learning (1999-2002), anëtare e Women Waging Peace (nga viti 1999), anëatre e bordit e NEWW (2001 – 2003), anëtare e Lobit të Grave Kosovare (nga viti 2004), anëtare e Rrjetit të Grave të Kosovës (1999-2007), anëtare e bordit të drejtorëve të Center for Women Studies (2007-present), Kryetare e bordit të drejtorëve në OJQ-në e grave SHE-ERA (nga viti 2004), Kryetare e bordit të drejtorëve të KCSF-së (nga viti 2007).

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

Asnjë Koment

Nëna e

Ledri Vulës


Komente 0