Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


CORONAVIRUS NË SHQIPËRI DHE KOSOVË
Audio Kërko Video

Ylber Aliu - Plaka E Shkretëtirës  Lyrics


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2

Komente

Asnjë Koment

21/09/2019

2019-09-21T18:00:04+00:00



Një plakë e shkretë në rrugë kishte mbetë
këmbët po i digjnin nga zalli i nxehtë
trupi i ish lodhun prej një barre t'rand
kur një zë i ëmbel e thirri moj nanë
plaka e habitun i'a hodhi shikimin
n'atë ftyrë të panjohur e gjeti ngushllimin
ai zë që po i fliste me dashamirësi
në mes të shkretëtirës i solli freski
më lejo t'ndihmoj moj nanë e bekuar
me çanta te rënda që qenke ngarkuar
ndal ta marr atë barrë në duart e mia
jam si djali yt e po të çoj tek shpija
ky burr i panjohur plakën mallëngjeu
loti i dhembshurisë në sy i shkëlqeu
qofsh me nder gjithmonë plaka tha mor bir
se u prish dynjaja erdh kohë e vështir
Burri po dëgjonte, plaka po vazhdonte
n'shenjë falenderimi burrin e këshillonte
ki kujdes mor bir se mashtrohesh leht
ruju nga njeriu me emrin Muhammed
Se në vendin tonë ka shumë trubullira
e më nga e keqja s'dallohet e mira
ki kujdes prej tij e mos merr udhë tjetër
ai po i largon njerzit nga feja e vjetër
Burri me buzëqeshje, dëgjonte në heshtje
Zoti t'ruajt mor bir ty prej çdo të gënjeshtre
se pa ty në shpi s'kisha ardh e gjallë
veç kujdes nga ai që të t'fola më parë
Ai që m'këshillon ti ruhem kaq shumë
ah moj nanë e mirë Muhammedi jam unë
në faqet e plakës loti rrugën mori
fjala më e bukur nga zemra i doli
La il-lahe il-lallah Muhammed resul-lullah
Muhammed resul-lallah plaka tha plaka tha
La il-lahe il-lallah Muhammed resul-lullah
Muhammed resul-lallah plaka tha plaka tha


Ky tekst u dërgua nga Jeton Z.




Më Shumë Këngë Nga Ylber Aliu:

Më Shumë...


Komente mbi këtë këngë


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet