>
BIOSHQIP

Yll Bislimi, Me Albumin E Parë “Luaj E Vallëzo”

04-08-2012
Këngëtari i ri gjilanas Yll Bislimi, pas paraqitjeve të shumta nëpër Festivale të ndryshme në Kosovë e Maqedoni, e ka konkretizuar punën e tij edhe me nxjerrjen e albumit të tij të parë "Luaj e vallëzo", që përmban tetë këngë të zhanreve të ndryshme,pjesa dërmuese argëtuese. Talenti i këtij pesëmbëdhjetë vjeçari gjilanas është shpërfaqur qysh nëpër programe të ndryshme shkollore, ku Ylli prezantohej me këngë të ndryshme të cilat mirëpriteshin nga të pranishmit. Shumë shpejtë talenti tij u vërejt nga të tjerët të cilët edhe i bënë ftesë për të qenë pjesë e manifestimeve të ndryshme. Në këto manifestime, Ylli paraqitej me këngët e tija, të shkruara nga Muhamed Bislimi dhe të orkestruara nga Mentor Latifi dhe se e veçantë e kësaj ishte se në çdo festival ai paraqitej me këngë të re. Deri më tani ka marrë pjesë në Festivalet "Lyra Fest" në Gjakovë ku u prezantua me këngën " T'faleminderit ju mësues", pastaj në festivalin "Ylberi" në Shkup, ku këndoi këngën "Pikniku". Një festival tjetër ku Yll Bislimi mori pjesë ishte edhe ai që u mbajt në Gjilan "Lyra Fest", ku këndoi këngën "Mjeshtër peshkatari". Gjithashtu në Gjilan ai mori pjesë edhe në festivalin tjetër të quajtur "Dëbora", ku para publikut u paraqit me këngën "Rruga e Kombit". Ai vlerësoi festivali ne Shkupit ku u shpërblye me çmimin e RTV 21, pastaj edhe në Gjilan në "Lyra Fest" mori çmimin "Energy", për paraqitje skenike. Këto këngë të kënduara nga Yll Bislimi nëpër këto festivale por edhe disa këngë të reja janë përmbledhur në një album të titulluar "Luaj e Vallëzo", që është edhe njëra nga këngët e këtij albumi. Ylli thotë se në këngët e tija ka vend për mësuesit, dëshmorët, natyrën, i këndon pastaj edhe bashkimit kombëtarë por edhe dashurisë. Njëra ndër këngët që Ylli thotë të jetë pëlqyer shumë nga publiku është edhe kënga "Rruga e kombit". Një këngë që përshkruan rrugën e kombit si faktor të rëndësishëm drejt bashkimit kombëtar. Ai nuk përton të na këndon një pjesë të saj edhe tek po e intervistonim ".../ Rruga e kombit, ne na ofroi / më shpesh po shihemi bashkë po punojmë / një e ardhme e ndritur po na buzëqesh / bashkimi ynë, në derë po troket /..." Përndryshe, këngët e tija kërkohen nga të rinjtë edhe në programet e ndryshme të radiove lokale në Gjilan të cilat i emitojnë ato, por edhe në internet pasi ato janë plasuara në kanalin youtube. Përndryshe, edhe TV nacionale në programet tyre i transmetojnë këngët e Yllit të kënduara në festivalet përkatëse. Përndryshe, Albumi i Yll Bislimit përmban 8 këngët e që janë: "T'faleminderi ju mësues", "Pikniku", "Mjeshtër peshkatari", "Rruga e Kombit", "Bukuri me syza", "Këngë për Nijazi Osmanin", "Aty për Aty" dhe "Luaj e Vallëzo". Teksti dhe Muzika: Muhamed Bislimi, ndërsa orkestrimi: Mentor Latifi. //
(2lonline)

Yll Bislimi, Me Albumin E Parë “Luaj E Vallëzo”