>
BIOSHQIP

Ylli Limani, Së Shpejti Me Këngën E Re “Mos Më Harro”

04-11-2012
Sensacioni i muzikës shqiptare, Yll Limani, ka paralajmëruar lansimin e këngës së tij të re, e cila do të titullohet "Mos Më Harro". Ylli, i cili pasi shkëlqeu në Voice of Albania u bë i famshëm me 'coverat' dhe këngën hit "Lart Mbi Yje", nuk e ka preferuar opsionin e ndalimit. Ai tashmë është futur në studio, ku intensivisht po punon në këngë të reja. "Kënga "Mos Më Harro" do të lansohet gjatë muajit nëntor. Kjo do të jetë një këngë që mua thellëisht më pëlqen shumë, pasi që të gjitha këngët tentoj t'i nxjerr nga brendësia e shpirtit tim dhe kështu ta transmetoj këtë emocion edhe tek përkrahësit e mi, jo fansa, por përkrahësit e mi", ka theksuar Ylli. Ai shtoi se ka shumë oferta nga producentë dhe kompani për ta marrë atë në menaxhim, por është duke menduar gjërë e gjatë për këtë punë, pasi që karriera e tij është në duart e tij.
(Telegrafi)

Ylli Limani, Së Shpejti Me Këngën E Re “Mos Më Harro”