Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
  • 11-04-2016
    Këngëtari Yll Limani arriti të inkuadrohet shumë shpejt në botën e muzikës, falë paraqitjes se tij dhe suksesit në edicionin e parë të reality talent show The Voice of Albania në nëntor të 2011-tës. Ai gjithashtu njihet si djali i kitaristit të njohur nga grupi ‘Minatori’, Mufail Limanit. 50208 50207 Ylli, e ka një motër më të madhe se ai e cila quhet Hana, dhe vëllanë Artin i cili është më i vogël se ai. Bazuar në fotografitë e postuara, shihet se ata janë një familje e shëndoshë dh...
  • 17-10-2015
    Këngëtari Yll Limani sapo ka publikuar këngën & videoklipin e tij më të ri I thash asaj. Muzika & teksti janë punuar nga vetë Ylli, e ndërsa orkestrimi është bërë nga Bini Studio. Ylli vjen shumë thjeshtë në videoklipin e tij të ri, i cili është punuar në Prshtinë nga Imagine Films. Video është dixhitalizuar në youtube nga Onima Media....

  • 05-06-2015
    Këngëtari Yll Limani do të sjellë projektin e tij më të ri të titulluar “Emrin ma ke thirr”. “Emrin ma ke thirr” këngëtari do ta sjellë të realizuar me videoklip,xhirimet e të cilit kanë përfunduar dhe është gati për tu publikuar. Sipas këngëtarit ky videoklip do të lansohet nesër....

  • 24-01-2015
    Ylli Limani & reperi Genti i njohur ndryshe edhe si Fatal kanë publikuar videoklipin e tyre më të ri Single. Kënga është e zhanrit hip hop & rnb, e ndërsa është punuar & inçizuar në stduion e Athentic. Producenti i këngës është Mixey. Ylli Limani tash e një kohë është nën menaxhimin e studios Onima. Videoklipi i kësaj kënge është realizuar nga Produksioni i njohur nga Prishtina, Imagine....

  • 19-12-2014
    Njëri ndër këngëtarët më të ri të skenës muzikore shqipe, Yll Limani, i ka bërë një propozim mjaftë interesant një vajze e cila e kishte gjetur telefonin e tij të humbur. Ai pasi e ka falënderuar i ka propozuar asaj martesë. Kështu së paku ka konfirmuar vet këngëtari përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ por nuk ka treguar se cila është përgjigja që i ka dhënë vajza. “God bless the lady who found my phone! I asked her to marry me...” ishte shkrimi i tij. Por, gëzimi i Yllit nuk mbaron me kaq. Përveç që e ka gjetur telef...

  • 15-08-2014
    Ai ka një stil shumë të veçantë. E ndonëse ka vetëm 19 vjet, Yll Limani, djali nga Prishtina, ka arritur shumë suksese në skenën muzikore. Ndrërsa, pjesëmarrja e tij në ‘The Voice of Albania’ u bë çelësi i këtij suksesi, për t’ia hapur rrugën edhe më tej, sukseseve tjera. Ai në një intervistë për Kosovapress, ka treguar se muzika është ushqim për shpirtin e tij. Kosovapress: Me çka po merreni aktualisht? Yll Limani: Aktualisht jam duke shijuar pushimet e verës. Si një 19 vjecar i zakonshëm, preferoj të dal me shoqërinë e ngusht...

  • 10-01-2014
    Sipas këngëtarit nga Prishtina, Yll Limani, disa prej këngëtarëve të estradës shqiptare nuk janë për skenën muzikore shqiptare. Ylli ka deklaruar në një intervistë për emisionin Express në KTV se ai personalisht e konsideron shumë me fat një artist që depërton në tregun ndërkombëtar. Sipas tij, Rita Ora ka nxitur një ndryshim në mentalitetin e artistëve shqiptar. 20628 “Rita Ora mund të them se i ka lazdruar pak këngëtaret shqiptare. Tani shumë po mendojnë...

  • 04-10-2013
    Këngëtari i ri shqiptar, Yll Limani, është shprehur para fillimit të spektaklit të talentëve të këndimit, The Voice of Albania 3, duke pranuar se do të kthehej po që se do t’i jepej mundësia, teksa fajësoi vet këngëtarët që nuk arrijnë të shfrytëzojnë mundësinë e suksesit pas triumfit në spektakël. Ylli për Telegrafin ka treguar për eksperiencën e tij në The Voice dhe thotë se do të jetë fansi më i madh i emisionit çdo të premte. Ai thotë se do të kthehej po që se do t’i jepej mundësia. https://www.teksteshqip.com/img_...

  • 11-07-2013
    Sensacioni shqiptar i muzikës RnB, Yll Limani, ka publikuar këngën e tij të re të titulluar “A e din ti”. Kënga është vazhdimësi e projekteve që është duke përgatitur Ylli, i cili është në hapat vendimtarë për të vendsour kredencialet e tij prej një prej yjeve të skenës së muzikës shqiptare. Ky projekt është veror me tekst romantik, ku shfaqet një femër shumë atraktive krahas tij, sikurse në klipet e kaluara. Këngën e kanë punuar super producentët Zzap dhe Chriss, ndërsa për videoklipin është përkujdesur ImagineCreative....

  • 09-07-2013
    Njëri ndër konkurrentët më simpatikë të edicionit të parë të “The Voice of Albania” Yll Limani, i cili pas spektaklit mbajti pëlqimin e publikut lart, me këngën “Lart mbi yje”, ka treguar për Tribunën se këtë verë do ta befasojë publikun duke sjellë një këngë ndryshe nga ato që jemi mësuar ta shohim. “Kënga është tipike verore dhe flet për pasigurinë që kemi ne të rinjtë në dashuri. Është një lloj mesazhi se si t’i marrim shanset që na vijnë”, ka shpjeguar fillimisht këngëtari i cili ka sqaruar se videoklipi i kësaj kënge tash...

  • 04-03-2013
    Pas suksesit me hitin e tij “Lart Mbi Yje”, ai ka vazhduar të punojë në albumin e ri. Por, Yll Limani ka gjetur edhe momentin për t’i mbajtur të entuziazmuar fansat e tij, duke publikuar një seri të jashtëzakonshme prej gjashtë këngësh në version akustik. Këngëtari i ri nga Prishtina, i cili është sensacion i tinejxherëve shqiptarë, Yll Limani, ka qëndruar së fundmi shumë në studion e Florent Boshnjakut, ku ka regjistruar në mënyrë akustike disa prej këngëve hite të kohës. Ylli thotë se realizimi i gjashtë këngëve në mënyrë akust...

  • 01-01-2013
    Yll Limani, njëri ndër pjesëmarrësit nga Kosova që arriti të ketë një sukses të madh në edicionin e parë të “ Voice of Albania”, tani ka plane dhe paralajmëron këngë të reja për vitin 2013. Ylli thotë se pjesëmarrja në “The Voice” ishte njëra prej përvojave të tij më interesante dhe më të suksesshme. “Voice of Albania” u dha mundësinë njerëzve të moshave të ndryshme të sfidonin vetën dhe të luftonin drejt realizimit të ëndrrave të tyre. Në edicioni e parë të këtij spektakli morën pjesë shumë të rinj, përfshirë këtu edhe shumë ...

  • 22-11-2012
    Këngëtari i ri shqiptar, Yll Limani, ka paralajmëruar se shumë shpejt do ta realizojë videoklipin e tij të ri. Ylli, i cili së fundmi lansoi këngën Mos Më Harro dhe e cila është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku, ka vendosur që ta shndërrojë këngën në videoklip. Ky do të jetë vetëm videoklipi i dytë i Yllit, pas suksesit të jashtëzakonshëm me këngën Lart Mbi Yje, klip që është shikuar më shumë se gjysmë milionë herë....

  • 13-11-2012
    Ylli i ri i muzikës shqiptare, tinejxheri nga Prishtina, Yll Limani, ka publikuar këngën e tij të re të titulluar Mos më harro. Kënga e re e punuar nga Florent Boshnjaku dhe vet Ylli, është një këngë dashurie, e cila bazohet sipas artistit në ngjarje të vërtetë. Ai më tej thotë se kënga e re vetëm sa është në një farë forme nxehje apo paraprirje e asaj që do të vijë në të ardhmen. Kënga Mos Më Harro është një këngë e bukur që ka domethënie të vecantë. Është një histori, e cila ndonëse ishte e pasuksesshme nuk do të shuhet k...

  • 04-11-2012
    Sensacioni i muzikës shqiptare, Yll Limani, ka paralajmëruar lansimin e këngës së tij të re, e cila do të titullohet Mos Më Harro. Ylli, i cili pasi shkëlqeu në Voice of Albania u bë i famshëm me 'coverat' dhe këngën hit Lart Mbi Yje, nuk e ka preferuar opsionin e ndalimit. Ai tashmë është futur në studio, ku intensivisht po punon në këngë të reja. Kënga Mos Më Harro do të lansohet gjatë muajit nëntor. Kjo do të jetë një këngë që mua thellëisht më pëlqen shumë, pasi që të gjitha këngët tentoj t'i nxjerr nga brendësia e sh...

  • 01-10-2012
    Kam shkuar në studion e Florent Boshjakut me idenë se kjo kënga Lart mbi yje do të dalë një këngë ritmike, por si duket zëri dhe ngjyra ime ishte më shumë një baladë e bukur. Kështu ka treguar këngëtari i ri, i zbuluar në The Voce , Ylli Limani, pak ditë më parë, kur ka qenë i ftuar në programin 'Pro Shqip në Top Kosova Radio. Ai ka treguar se është ndier mirë kur për këtë baladë të bukur e kanë komplimentuar edhe Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, por ai tha se do të ecë me hapa të sigurt. Kur e kemi pyetur se a ka yj...

  • 31-08-2012
    Këngëtari i ri nga Prishtina, Yll Limani, ka publikuar videoklipin e tij debutues në skenën e muzikës kosovare Lart Mbi Yje, dhe atë çfarë videoklipi se... Videoklipi i punuar nga produksioni ASHA ngërthen në vete thjeshtësinë dhe butësinë e këngës, duke qenë kështu një prej videoklipeve më bukur të realizuar të kësaj vere. Vlen të përmendet edhe vajza të cilin e shihni në klip. Ajo është Bora Hasani, e cila vetëm sa e ka bërë më të bukur klipin debutues të tinejxherit nga Prishtina, duke 'ngrirë' sikur bora të gjithë fansat e ...

  • 15-08-2012
    Këngëtari amerikan, Ron Pope, ka befasuar të gjithë. Duke shfrytëzuar Twitterin, u ka bërë thirrje rreth 30 mijë ndjekësve të tij që të shikojnë askënd tjetër pos këngëtarin nga Prishtina, Yll Limanin. Ylli, ish-pjesëmarrës i emisionit të talentëve të këndimit, The Voice Of Albania, ka performuar në një prej netëve këngën A Drop In The Ocean, që është hiti më i madh i Ron Pope. Performanca e talentit të jashtëzakonshëm duket se tashmë ka thyer kufinjt dhe ka arritur madje edhe në dorën e vet këngëtarit, i cili ka shpërndarë vi...

  • 12-08-2012
    Sensacioni i skenës muzikore shqiptare, Yll Limani, ka vendosur që këngës së tij të re Lart Mbi Yje, t'ia bashkojë dhe videoklipin. Ylli ekskluzivisht për Telegrafin ka konfirmuar se xhirimet e videoklipit me produksionin ASHA Graphics kanë përfunduar, ndërsa videoklipi pritet të jetë i përshtatshëm me tematikën e këngës. Si aktore kryesore në videoklip është angazhuar Bora Hasani, e cila është produkt i akademive më të suksesshme amerikane. Kujtojmë se pak kohë më parë Ylli ka lansuar këngën Lart Mbi Yje, që tani ka dhj...

  • 03-08-2012
    Këngëtari nga Prishtina, Yll Limani, ka befasuar adhuruesit e tij me këngën e tij të fundit, që titullohet Lart Mbi Yje. Kënga e jashtëzakonshme është punuar nga vet këngëtari, si në tekst ashtu dhe në muzikë, ndërsa flet për një histori dashurie. Pres që kjo këngë të ketë sukses. Unë tentoj të jem sa më cilësor në krijimet e mia, po ashtu edhe autentik. Kënga Unë me Kapon ishte sukses i madh, ndërsa ajo që dëshiroj për Lart Mbi Yje është që të pritet sa më mirë dhe që të dëgjohet. Për mua me rëndësi është cilësia në rend...

  • 26-07-2012
    Këngëtari i ri nga Prishtina, Yll Limani, ka bërë të ditur se së shpejti do të lansojë këngën e tij të re, të titulluar Lart Mbi Yje Ylli, i cili njihet për suksesin e tij dhe performancat e jashtëzakonshme në emisionin e talentëve, Voice of Albania, ka arritur të fitojë zemrat e tinejxherëve shqiptarë, sidomos pas këngës me Capital T, Une, që është pjesë e albumit Kapo. Dhe, Ylli nuk e ka ndërmend të ndalet. Tani ai ka konfirmuar përfundimin e regjistrimit të këngës, e cila sipas tij ka potencial të bëhet edhe hit. Kë...

  • 30-04-2012
    Tinejxheri nga Prishtina, Ylli Limani, i njohur për perfomancat e tij të jashtëzakonshme 'live' në spektaklin e talentëve të këndimit The Voice of Albania, është shprehur tejet kritik ndaj vlerësimit të drejtuesve të festivalit Top Fest, të cilët, sipas tij, nuk e lejuan kualifikimin në gjysmëfinale. Ylli mori pjesë në fazën e parë të Top Fest me këngën Shko, një krijim ky autentik nga vet tinejxheri, i cili e ka komponuar këngën dhe e ka shkruar tekstin e saj. Kënga 'Shko' është shkruar nga unë. Kënga flet për ndjenjën kur...


Faqet:
1

» Dërgo Një Lajm »




teksteshqip.com © 2007 - 2017