>
LETERSISHQIP

Gjuha E Dashurisë

Flaka që më dogji mua
Do Zoti i djeg të tërë
Të provojnë, ç'u provua
Gjuh' e saja ç'më ka bërë

Veç t'i shoh e tjetër s'dua
Rënë oh, në det të gjërë
Falur brigjeve të tua
Siç falen valët në rërë

E ndonjëri n'u pendua
Pas pendimin le ta lërë
Se kush iku dhe u shua
Të rikthehet, nuk ka sërë

E n'u tretët si qiriri
Në shandan të bukurisë
Flak' e saja, si floriri
Eshtë gjuh' e mirësisë

E në rënçi si martiri
N'altar të Dashurisë
Për nga tempujt, m'i miri
Ngritur oh, prej Perëndisë

Kurrë dëm s'do vejë gjiri
Gen më gen e fis më fis
Bijë pas bije, bir pas biri
Shpirt pas shpirti do të ndrisë.