>
LETERSISHQIP

Mos E Hiq Fustanin

“Mos e hiq fustanin!”, oh sa shumë t'u luta!
S'ma dëgjove xhanin, veshe fund me fruda.
M'erdhe aq e butë, ndofta më e buta,
Moj këmba nazike, pudrosur në pupa!

Pudrosur në pupa, moj këmba nazike!
Erdhe më e buta, këmba më fisnike,
Veshe fund me fruda, s'ma dëgjove xhanin,
Oh sa shumë t'u luta: “Mos e hiq fustanin!”

S'u deha me mjaltë, moj më çmendi kupa,
Ardhur e kristaltë, kujdesur nga çupa.
Para saj në gjunjë, s'rashë, po u këputa.
Moj këmba nazike, pudrosur në pupa!

Pudrosur në pupa, moj këmba nazike!
S'rashë, po u këputa, ndofta ti më fike,
Kujdesur nga çupa, ardhur e kristaltë,
Moj më çmendi kupa, s'u deha me mjaltë.