>
LETERSISHQIP

Portreti Im

Skelet i mbushur erërave e fjalëve
që fryjnë larg timpanit të veshit tim,
herë si jehonë më trembin
herë si statujë më ngrijnë.
Prej kohësh ato që i desha
i kam lënë të lëbyren qetësisht,
mbi sipërfaqen e praruar të ujërave
herë si Meduzë, e herë si Ofeli.
Portreti im është një vijë e lakuar
hedhur mbi një fletë të bardhë,
merr një shkrepëse të ndezur
të shohësh si digjem, nëpër flakë!