>
LETERSISHQIP

Voskopoja

E djegur, e zhuritur gërmadhë në pllajë
lëndinë e blertë nën hijen e pishave të flladit.
Drejt qiellit siluetat e kambanoreve
afresket e famshme në muzg nanurisin.
Peneli i Selenicës të kuqen stis,
S’e mendonte ai, se në fatin e këtij qyteti...
Simboli i përjetësisë, i përndrituri
do të ishte ‘’Farëhedhësi’’ i tij.
Pas tmerrit të flakëve e kurthit të pabesisë,
e pa merituar rri enigma e fundit të tij...
Mes rrugëve të gjera, ndërtesat e reja
s'e kthejnë madhështinë e Akademisë.
Më fatal se zjarri, shkarravitjet në kishat,
rëndojnë më shumë se një mallkim.
Me pengun e kohës të lënduara, të brishta,
u rrezatojnë kalimtarëve hiret e bukurisë