Zzapp&chriss: Nuk I Lexuan Mesazhet E Shqiptarëve Në Diasporë


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2
[25-05-2015]
Producentët e këngës përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovizion, Zzapp&Chriss përmes një postimi në Twitter, kanë falënderuar gjithë shqiptarët për mbështetje.

Zzapp&Chriss kanë uruar Suedinë për fitoren në Eurosong, ndërsa nuk kanë lënë anash as shqiptarët të cilët i kanë mbështetur në këtë garë, ndër të tjera dy producentët e njohur ka theksuar se mesazhet e shqiptarëve në diasporë nuk janë lexuar.
Ja mesazhi i plotë:

“Faleminderit krejtve që kanë votu. Kanë votu shumë njerëz por si kanë lexu mesazhet e popullit tonë që jetojnë në diasporë po sidoqoftë, flm krejtve për përkrahjen edhe urime Suedisë për fitoren. 1 këngë shumë e mirë, Luv, Luv ZzapnChriss”.
 (Indeksonline)