TEKSTESHQIP
Adem Ramadani & Duli - Zemrat E Mia
Adem Ramadani & Duli
Zemrat E Mia

Muzikën dhe tekstin e kreu Adem Ramadani, teksa autorë të orkestrimit janë Pleurat Gashi. Ky krijim i ri u bë i disponueshëm i përpunuar këndshëm edhe me një videoklip, i cili është punuar nga BUG Production. Video premiera u publikua më 18 Nëntor 2024.
Teksti :: Song Lyrics
T’LUTEM ZOT NJË F’MI MA FAL E
S’KA RANSI A QIK A DJAL E
ÇKADO KOFT ZOT QË T’MË DHUROSH
VEÇ LE T’JET’ MIR’ E SHNOSH

E N’KOFT VAJZ JO SUM KAP MLLEFI
VALLAHI SUM PRISHET QEFI
LUMI UN THAM Ç’KA M’KE DHAN
VAJZAT JAN PËR BAB E NAN

VAJZA DJEM ZEMRAT E MIA
PA EVLAD S’KA SHYRET SHPIA
SIKUR M’GZOVE MUE THUJ
ZOTI I MADH JEPI GJITHKUJ

E N’KOFT DJAL LE T’JET MA I MIRI
LE T’BAHET SI EBU BEKIRI
SI OMERI SI OTHMANI
SI ALIU TRIM AZGANI

BANE ZOT LE T’JET MA I PARI
SI HAMZ E ADEM JASHARI
E SI DJAL QË S’LEN PËR S’DYTI
SOKOL ZAHIR PAJAZITI

VAJZA DJEM ZEMRAT E MIA
PA EVLAD S’KA SHYRET SHPIA
SIKUR M’GZOVE MUE THUJ
ZOTI I MADH JEPI GJITHKUJ

BANI ZOT VAJZAT E MIA
SI MERRJEMJA E SI ASIJA
E N’MU PRANOFT’ ZOT DUAJA
SI HATIXHJA DHE ESMAJA

PËR TRIMNI KUR BAHET FJALA
U BAFSHIN SI AZA E SALA
E MAL ZEMRA M’U KISH BA
NAN’ ZAHIDES ME I GA

VAJZA DJEM ZEMRAT E MIA
PA EVLAD S’KA SHYRET SHPIA
SIKUR M’GZOVE MUE THUJ
ZOTI I MADH JEPI GJITHKUJ

BANI ZOT TI F’MIT E TANË
T’JEN PËR DIN E PËR VATAN
SE K’TIJ VENI I KEM HAK
100 F’MI ME I PAS JAN PAK

BANI ZOT TI F’MIT E TAN
T’JEN PËR DIN E PËR VATAN
SE K’TIJ VENI I KEM HAK
100 F’MI ME I DHAN JAN PAK EEEE
Rryma muzikore
Ilahi
Renditja
Top 200

VIDEOKLIPE

Komente 1