TEKSTESHQIP

Amariliz Percakaj
Kukulla Kërkon Paqe
Lyrics

Kukulla Kërkon Paqe
Ka kaluar kohë,
më duket si sot,
me sytë e mendjes
në rrugë shikoj
një kukull në tokë,
njerëz që vrapojnë,
sytë e tyre janë
të mbushur me lot.
Vështrimi i saj
fikson kaltërsinë,
në atë hapësirë
zogjtë në shtegtim
ndalin për një çast,
thirrja e një fëmije
si balonë e trembur
ngjitet atje lart.

Refreni:

Paqe, paqe
nuk është fjalë,
fluturim pëllumbash

të bardhë,
është një ëndërr
është një shpresë,
në këtë botë
që s’do të vdesë.

Strofa 2:

Ka kaluar kohë,
më duket si sot,
me sytë e mendjes
në rrugë shikoj
një kukull në tokë,
njerëz që vrapojnë,
sytë e tyre janë
të mbushur me lot.
S’dua vogëlushët
të njohin trishtim,
një ylber ngjyrash,
një diell lumturie
t’i ngrohë pa pushim.
Kukulla kërkon paqe
për mua, për ty,
për të gjithë fëmijtë!