TEKSTESHQIP

Asan Memishi & Syrja Etemi
Kush Po I Bjen Burizanit
Lyrics

Kush po i bjen-o çati burizanit, o-he
Hej, hej, se komitët na kan dal pi rrafshit-o,he
Ani shkoni dilni, mor nja disa gjem-e
O, nja disa gjem-a o nja shtat'a tejet-e.
O nja shtat a tet-o gjem si shtat asllëjëna
Ani kur bërtasën kejt-o ka di zëjëna
Ani kur bërtasën e kur ma l’shojn’ zënin-o,he
(Ani shkojn me zënun-o Kole kapitënin –o he)
Ani shkojn me zënun – o Kole jezitin-o he
O, xhi na i kan vra-o Kupën e Pajazitin-o he.
Ani more Kol-o, o i biri shkinës-o he
Ani a si njofte gjemt e k'saj Sllatinës-o he
Ani t’dalin n’ball-o e nuk dalin tinës.
Ani Eroteja lira don me dhëjën -e
Ani po m'jep lira, Popi jep alltëjëne
Ani manastajrit mos m'i bëjn "zandëjën-e".
Ani s'dujna lira Pop s'dujna alltëjëne
Ani me komita do ta bëjm nji nëjëme
Ani Eroteja xhith po buën medejete
Njer kuku për mue,kuku xhi m'ka xhejet-e
Ani xhi m'ka xhete, bre xhi m'kan maruju-e,
Ani Koles krejën-o n'sheher-o ja kajn çuju-e
Hakin e vllaznive o ja kajn pagjuju-e.