TEKSTESHQIP

BB Poqi
Edhe Nje Nate Si Kjo
Lyrics

Edhe sonte dua t'jem me ty
le t'na perkdhelin stuhitë e natës
edhe sonte do t'jemi bashkë ne të dy
unë i takojë ferrit e ti parajsës, parajsës

kalo vetëm edhe këtë natë me mua
ti shtrijmë duart kah qielli i errët
do t'gënjeja sikur të t'them se t'dua
ndoshta është vonë ndoshta tepër herët, tepër herët

dhe kur e nesërmja do të vijë
unë do të jemë shumë larg nga ti
kërko hijen time nëpër këndet plot pluhur
që shndrisin netëve të gjata pa yje

unë do t'jem atje ku më thërrasin shpirtrat
unë do t'jem atje, atje ku vallëzojnë engjujt
nëse të duhet edhe një natë si kjo
edhe një natë si kjo

DËRGOI: