TEKSTESHQIP

Ejona Elezi
Sa Me Mungon
Lyrics

Sa më mungon ky emri yt
Dhe gjoksin ma shtrëngon
Ngulçim i lotit ngec në fyt
Sikur diçka kërkon

Çudi për mua s’ishte thënë
Pa fat do t’kisha lerë
Të mos shqiptoja emrin nënë
Si gjithë fëmijët e tjerë

Sa më mungon ky emri yt
Dhe nje boshllëk më le në zemër
Nga malli yt me njomen syt
Se ti çdo natë më del në ëndërr

Ref:
Atje ku je nga qiell i kaltër
Njëher si yll njëher si diell
Më ndizet dashuri e pastër
Dhe rreze jete më përcjell

E më mbulon me ledhatime
Ninulla djepi më këndon
O nën e shtrenjt o nëna ime
Sa më mungon sa më mungon

DËRGOI: