Official Video

Gold AG - Nënat Shqiptare  (Feat. Shemi)


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.5 / Votuan:  4

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

03/03/2019

2019-03-03T16:56:00

Featuring

Shemi (Ilirët)

Muzika & Teksti:

Gold AG

Orkestrimi:

Fatos Canolli

Video Produksioni:

MProduction




kush i rriti trimat e i nisi malit
si nan Zahidja e Adem Jasharit
pushka e nan Sales kerset si vetima
o prite prite nan Aze Brahimaj

po flas si trim e po flas si djal
E nuk po e gjej at ma tmiren fjal
Kush rriste fmi e percillte burra
E me buk e kryp i priste te kulla
E n’at amblem ushtri clirimtare
E kan ni vend tmadh nanat shqiptare
Nuk eshte e let nan me percjelll djalin
Me i uru tmira kur ta lyp hallallin
E n’at syfyr kur po hiqet sofra
Plot me ushtar po rrethohet kodra
Çohu nan Zahide lum ti per djalin
Lshojau rafallin e qendisjau ballin
Kthejau nsandek se synin sta tremin
Le ta marin vesh kush e ka lind Ademin
Ta puthsha ballin ty bashk me shamin
Sa mir dy djemt nkrah teje po rrin.

Kush i rriti trimat e i nisi malit
Si nan Zahidja e Adem Jasharit
Pushka e nan Sales kerset si vetima
O prite prite nan Aze Brahimaj

Kur vjen armiku e don me u bo zjarri
I zen pa prit nan Sale Jashari
Me ni pushk dore ushtrin ta nala
Nalu çetnik thot Hamiti e Sala
E kem zakon me i dal nkrah kojshis
Se na jem Prekazi i Ahmet Delis
E kur kalojm Dukagjin e Drenice
E kem ni nan na pret n’Jabllanice
Ni plake e buzqeshur me zemer sa qielli
Qe qindra ushtar i priti e i percjelli
Lum bajm per ty moj ma e mira nan
Qe luftove vet dej nplumin e mram
E buka jote nuk harrohet kurr
Je nje pik gjaku mrena nflamur
Ti je nan Aza vec me tri shkronja
U bane shqiponje se je nga Shqiponja.

kush i rriti trimat e i nisi malit
si nan Zahidja e Adem Jasharit
pushka e nan Sales kerset si vetima
o prite prite nan Aze Brahimaj


Ky tekst u dërgua nga Edina Mehmeti




Më Shumë Këngë Nga Gold AG:

Më Shumë...