Ne bëjmë kërkime të vazhdueshme në Youtube, por nuk kemi arritur të gjejmë një videoklip për këtë këngë.


Grupi Polifonik I Bençes - Goliku I Bënçës / Kush Ja Thotë Në Ato Hije / Sofra E Këngës Labe


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

29/01/2016

2016-01-29T12:39:16

Teksti:

Maliq Lila




Kush ja thotë në ato hije
Flet me re e flet me yje
Yje thane, degë lisi
Këndoj kënga e një fisi

Këta djem që i thanë ndalë
Gjalmë zeza ka bërë djalë
Japin fjalën dhe mbanë besën
Për atdheun din dhe vdesën

Kështu thane dhe i ranë
Gurë më gurë e stanë më stanë
Kush me pushkë kush jataganë
Luftojnë spartan me persjanë

Andej vaporë e ballona
Del ushtria ish kollona
Këtejë pushkët me gjalmë
Që i mbanë trimat me famë

Andej krisma,gjyle,topa
Mitralozë edhe bomba
Këtej djemtë si fildishë
Fshinin gjakun me këmishë

Andej Forca Mbretërore
Hekur, tela në një vijë
Këtej kënga popullore
Lufton një sa për njëmijë

Lufton Sparta me një Mbretë
Që kishte mijëra dyzetë
Këtej flamuri me valë
Çobanët mbi gjeneralë

Vlor e sotme,Spart e vjetër
Shqipëri dhe ska më tjetër
Vlora, Vlora, Vlora,Vlora
Bjeri moj të lumtë dora

Koha e kërkuar erdhi
Çeli toka,ndriti dielli
Pruri ditën më të mirë
Edhe rrofsh moj Shqipëri e lirë


Ky tekst u dërgua nga Rubin Ceka




Më Shumë Këngë Nga Grupi Polifonik I Bençes:

Më Shumë...