Më mbaj mend (për 1 muaj)

Ilir Shaqiri - Do Te Kthehem Ne Prishtine Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  50

Nga do që të shkoj
t'eci ditë e natë
m'pyesin zogjët e malit
nuk më lën rehat

M'pyesin ato m'pyesin
sikur nuk e dinë
ku shkojnë Kosovarët
pse n'Kosovë nuk rrinë

M'pyesin ato m'pyesin
sikur nuk e dinë
ku shkojnë Kosovarët
pse n'Kosovë nuk rrinë

Detit po të shkoj
ditën bëhet natë
m'pyesin valët e detit
nuk më lën rehat

M'pyesin ato m'pyesin
sikur nuk e dinë
ku shkojnë Ulqinakët
pse n'Ulqin nuk rrinë

Sharrit po të ngjitem
T'eci ditë e natë
m'pyesin zogjët e malit
nuk më lën rehat

M'pyesin ato m'pyesin
sikur nuk e dinë
ku shkojnë Tetovarët
pse n'Tetovë nuk rrinë

M'pyesin ato m'pyesin
sikur nuk e dinë
ku shkojnë Preshevarët
pse n'Preshevë nuk rrinë

Nga do që të shkoj
njeri i pa fat
ëndërrat për Atdhe
nuk më lën rehat

M'zgjojnë ato m'zgjojnë
dhe sikur e dinë
zemra ime m'thotë
do t'kthehem në Prishtinë
do t'kthehem në Prishtinë


Ky tekst u dërgua nga Halil Sinani



Ilir Shaqiri
Publikimi: 01/12/1993
Teksti: Izet Rraci


Ilir Shaqiri - Do Te Kthehem Ne Prishtine
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Do Te Kthehem Ne Prishtine".
3. Video është e këngës "Do Te Kthehem Ne Prishtine", por nuk këndohet nga Ilir Shaqiri.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Ilir Shaqiri:


Komente 1