Më mbaj mend (për 1 muaj)

Ilir Shaqiri - Ti Shqiperi O Mall I Zjarrte Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  11



Sa herë që vij tek ti, n’gjunjë t’bie o tokë,
sa fort ta ndiej aromën dhe dorën përmbi flokë,
nga malli përvëluar, si foshnje n’prehrin tënd,
nën degën e ullirit dhe hallet i bëjmë këngë.

Ej…, se çmë vjen një fllad si kaba tej zalleve
një jehon lahute që puthet me retë,
tek përshpirtën ëndrrat me vajzat e valëve,
në kurorë dafinash, o Shqipëri e blertë!

Ref...2x
Ti, Shqipëri o mall i zjarrtë
e bërë nga dielli plot shkëlqim,
çdo hap që hedh me ty, kryelartë,
Ti, ADN-ja e ashtit tim!

Hej nga do që shkoj ty të mbaj në gji
dhe asgjë s'kërkoj jo s'kërkoj nga ti
veç bekimin tënd, dua t'kem çdo dit
e t'ma përshkoj mallin përherë flladi yt

Ref...2x
Ti, Shqipëri o mall i zjarrtë
e bërë nga dielli plot shkëlqim,
çdo hap që hedh me ty, kryelartë,
Ti, ADN-ja e ashtit tim!

Sa herë që vij tek ti, n’gjunjë t’bie o tokë,
sa fort ta ndiej aromën dhe dorën përmbi flokë…!

Ref...
Ti, Shqipëri o mall i zjarrtë
e bërë nga dielli plot shkëlqim,
çdo hap që hedh me ty, kryelartë,
Ti, ADN-ja e ashtit tim!


Ky tekst u dërgua nga Vuki



Ilir Shaqiri
Renditja: Top 200
Publikimi: 21/11/2020
Muzika: Edmond Zhulali
Teksti: Ilir Shaqiri
Orkestrimi: Edmond Zhulali


Ilir Shaqiri - Ti Shqiperi O Mall I Zjarrte
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Ti Shqiperi O Mall I Zjarrte".
3. Video është e këngës "Ti Shqiperi O Mall I Zjarrte", por nuk këndohet nga Ilir Shaqiri.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Ilir Shaqiri:


Komente 0