TEKSTESHQIP

Kujtim Prodani & Anita Take
Kënga Dhe Dashuria
Lyrics

Jam e re e s'thinjem kurrë
Po u thinja mos tregoni
Po ju thanë që jam sëmurë
Miq të dashur mos besoni

Miq të viteve të mia
Mos besoni këtë fjalë
Dashuria, dashuria
edhe kënga më mban gjallë

Une e di se ç'kërkon jeta
Une e di nga jeta ç'dua
Jeta pasuri s'kërkon
Zemrën që rreh veç për mua

Më buzëqesh në shpirt rinia
Ndaj këndoj me kaq dëshirë
Se veç kënga e dashuria
I bën njerëzit më të mirë