TEKSTESHQIP

Merita Burrniku & Armend Beqiri
Hazreti Jusufi (Tregimi Më I Bukur)
Lyrics

I - ARMENDI
Vllezërit xhelozë u bënë zullumçarë
Morën vlla Jusufin e hodhen n'bunar
E babës Jakub gënjeshtër i thanë
E ka hëngër ujku djali e la dynjanë

Kur u gjet i gjallë e shitën n'pazar
Blerësi i Jusufit ishte pushtetar
Gruaja e pushtetarit e bukura Zulejha
Kur e pa Jusufin pika se ç'i ra

Hazreti Jusufin në zina e ftoi
E ftesën e saj ai e refuzoi
E kam frikë Allahun, ti moj zonjë e ran'
Më mirë e pranoj burgun se zinanë

Jusufi i bukur në burg përfundoi
Tortura të shumta ai përjetoi
E nga Zulejhaja mundimi ju shtua
Por erdhi një kohë ajo u pendua

II MERITA
Me lejen e Zotit Jusufi lirohet
Një pozitë e lartë atij i ofrohet
Në thatësinë e madhe që kishte goditur
Ai u shërbente njerëzve të uritur

Nga Kudsi i bekuar në Misir udhtuan
Vëllezèrit e tij Jusufin takuan
Jusufi i njohu, ata nuk e nuk e dinin
Vëllaun e tyre ata nuk po e njihnin

Ata ia tregonin gënjeshtrên e vjetêr
Than dikur e kishim edhe një vlla tjetër
Po e hengri ujku, na solli mërzi
Baba u verbua, tash nuk sheh me sy

Jusufi ju tha unë jam vllau i juaj
Jam biri i Jakubit, jo njeri i huaj
E kmishën e trupin babës t'ia dërgoni
Ketë selam prej meje ju mos t'a harroni

III ARMENDI
Ëndrra e Jusufit që e kishte pa
Qysh dielli e hana n'sexhde i kanë ra
Bashkê me njembedhjete yje n'sexhde po i binin
Kuptimin e saj të gjithë do ta dinin

Ia derguan kmishen Hazreti Jakubit
Menjehere e njohu erën e Jusufit
Allahu i madherishem ia kheu shikimin
Edhe për Misir filluan udhëtimin

U bashkua baba me djalin e vet
Njëmbëdhjet vëllezërit me vllaun e dymbëdhjetë
Jusufi i fali, vëllezërit i pranoi
Me babê e me vellezer jetën e jetoi

E përqafoi baba djalin e tij t'bukur
Djali ia pa dhimbjen në sytë e përvuajtur
Sabri e mirësia nga Zoti shpërblehen
Vuajtjet e jetës në të mira kthehen

IV MERITA
Zonjën Zulejha dikur plot hjeshi
E kishte goditur e shkreta pleqêri
Dhimbja për Jusufin, pendimi i saj
Ia mbushên jetën vuajtje e vaj

Burri i kishte vdek, syte e kishin lan
Gabimi i jetës ia rëndoi dynjanë
Allahu i mêshirshèm beri mrekulli
Ja ktheu rininë dhe atë bukuri

Edhe Zulejhanë Zoti e nderoi
Pendimin e jetës asaj ia pranoi
Kur e pa Jusufi tepër u gëzua
Zulejhan e bukur e mori për grua

Kshtu i nderon Zoti njerëzit e mirë
Njerëzit e dureshem me shpirtin e dêlirè
Kush me shpirt e zemer falje i kerkon
Ai e mbush me t'mira, faljen ia pranon