TEKSTESHQIP

Mevlan Kurtishi
Ramazani
Lyrics

Ti o Zot je fales dhe faljen e do
Me fal mua e me meshiro
Agjërueshëm të lutem Ja Rabbi
Me fal mua edhe prinderit e mi

Ramazani erdhi me plot begati
Edhe sivjet ymër më dhe ti
O Allah më bëj fitimtar sivjet
Se ky shpirt Ramazan tjetër a pret?!

ALLAHUMMA INNAKA AFFUWUN KERIM
TUHIBBUL AFWA FA'FUANNI

Ramazani erdhi e pritëm me mall
Vitin tjetër s' e di a jemi gjall
Ndoshta kjo është hera e fundit, s'e kuptojmë
Ramazani i fundit që e agjërojmë

Sa kemi gjynahe o Zot me na fal
Po të lutem, të lutem pa ndal
Nëse falja jote o Zot na mbulon
Asgje tjetër ky shpirt nuk kërkon