TEKSTESHQIP

Nush
A M'kujton
Lyrics
(Feat. Naser Berisha)

a m'kujton najher mu, a thu a m'ke harru
a thu tash s'don me m'pa mo, e s'do me ni per mu
e di qe kto jon rrena, veq te un t'pushon zemra
hala jom njejt si dje, veq fizikisht nuk jena

spo muj mi nal kto fjal, si lume qe derdh ndjenja
e di jom i keq si djal, amo per ty prap kthena
qaty ku e lam na dy, qaty ku t'kom veq ty
nese kurr s'ma ka ni, sot kom nevoj per ty

ti je kejt qa kom dasht, me pas n'kit jet o xhan
e di qe shpirti i plast, sa her um sheh n'ekran
qka ke thon, a e man n'men, une jom aty kur bjen
amo sot nuk je, e nin veq zonin tem

jom msu une me vetmi, veq sot spo muj me shty
e di so lehte me shkri, dashnin qe kom per ty
amo s'ka dert, une jom apet si hije ku do je
se nuk kom qef me t'ndodhe najsen, kur me mu s'je

REF:
Ku me mbete bjondina ime
Që me ngjall prape keto kujtime
Ndonjehere të lutem a me kujton!
Ty te kisha yll rinie
Nje dhurate prej perendie
Dashuri e vjeter te kërkoj

je kon si frym per mu, jom kon gjithcka per ty
e di qe kom gabu, qato sot pi per ty
une s'du kurgjo prej teje, se e di qe krejt u thy
veq naj her a m'kujton, qysh une sonte ty

se nuk u dashte, as s'kom pas qef une me ndodh kjo
su kon n'dor temen, ton kto sene sot pi shoh
um njeh ti mire, e kot qka do qe thom
kur t'mungoj, kqyre qiellin, une bash qaty jom

ti je si bora pare, diçka si ftoft n'janar
diçka qe vran, diçka qe prek e smun me marr
qashtu qysh vet ti je, diçka si lot i bardh
diçka qe ti ke dasht, e vet je ik pa fjale

ti je per mu thesar, ti je vet ylli n'ball
nuk di qysh me t'pershkru, dhurat qe zoti fal
e sot jom larg nuk shoh, nuk ni per ty kurgjo
je n'zemren tem, ton jeten mos harro

DËRGOI:
INFO
Ky krijim muzikor u prezantua para një audience më të gjerë i plotësuar shumë bukur edhe me një videoklip muzikor, produksionin e të cilit e punoi Sekuencë. Ky videoklip u publikua me datë 10 Nëntor 2019. Kënga vjen me tekst nga vetë këngëtari, ndërsa produksionin audio e krijoi Cricket.