Më mbaj mend (për 1 muaj)

Pirro Çako - Ndjenjë E Pathënë Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  37

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
fjalët t'i mi ktheve në harrim.
Në qiell është Hëna, s'i them dot Hënë,
s'të flas dot për mjegullën në agim.
Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj.
Pastaj do të përkund në një djep-këngë,
me Hënën flokëve si karficë e bardhë.

Ref.
Dhe nëse rrugët për në zemër dot s'i gjen,
më thuaj të t'i zgjas gishtërinjtë e mi.
Mbi ta mbështete kokën,
dhe për një çast ti pendë do të kthehesh,
brënda meje do të vërtitesh, shpirt!

Më mundon kjo ndjenja e pathënë,
Kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë.
U këput një gjethe nga një pemë,
e verdhë si harresa... ishte vjeshtë.



Publikimi: 01/12/2004
Muzika: Pirro Çako
Teksti: Teodor Keko
Orkestrimi: Benjamin Constant


Më Shumë Këngë Nga Pirro Çako:


Komente 0


Pirro Çako - Ndjenjë E Pathënë
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Ndjenjë E Pathënë".
3. Video është e këngës "Ndjenjë E Pathënë", por nuk këndohet nga Pirro Çako.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.