TEKSTESHQIP

Riza Selimi
Nëna E Legjendarit (Zahide Jashari)
Lyrics

ZAHIDE JASHARI

Në kulmin e kullës ngritet ni bajrak
Rrezja e lirisë po shkel nëpër prag
Kjo rreze kaloj shumë stuhi e brigje
N'magje po e prit vet nana Zahide

Tu gatue bukën e barot tu sitë
Me durt e veta veç trima kam rritë
Bijë e Llaushe, nuse e Prekazit
Vet nana Zahide, nan' e legjendarit

Me sy i pa, djem nipa e mesa
Se si luftohet, qysh bohet qëndresa
Nuk nalet kanga n'kullën e shqiptarit
Vet nana Zahide, nan' e Hamzë Jasharit

I madh e i vogël pushkën po e shkrep
Me rejat t’veta po ju qojmë fishek
Me d. jem e çika në shërbim t’vatanit
Vete zoja e shpis' n'kullë t'Shaban Jasharit

Jetën e kaloj n'kullat e trimrisë
Nuk ju nënshtrun hasmit e as robrisë
U rrite në djep me kangët e nderit
Vete lokja Zahide, motra Osman Gecit

N'orën e lavdisë na mori liria
Heroinë po t'thirr sot e gjithë Shqipnia
Flakadan ju shohim në natën e zjarrit
Oj nana Zahide nan' e Adem Jasharit

Ismail Fazliu