A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Audio

Video Link

Rovena Dilo & Sajmir Braho - Kur Xhirohej Nje Film


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  13

Fans' Comments

No Comments 🔥🔥

06/11/2010

2010-11-06T03:15:21

See Also

Sajmir Braho

Song from the album:

"100 Këngët E Shekullit Vol. 6"


Një ditë e re po zgjohet,
dhe bashkë me të një dashuri,
gëzimin tonë përcjellin
në rrugë, në rrugë, me mijëra sy.

Si zogj me cicërima
lodrojnë vogëlushët në shtëpi,
përtej dritares hapet
një diell, një jete, një kaltërsi.

Me dashurinë e madhe si det
që rritet në qiellin pa re,
me ënd'rra në jetë ngarkuar të dy,
një dallgë plot dritë jemi ne. [2X]

Në krahun tënd mbështetem,
tek unë, tek unë mbështetu ti,
dhe dora mbi fëmijët,
si mbi të ardhmen tonë rri.

Si zogj me cicërima
lodrojnë vogëlushët në shtëpi,
përtej dritares hapet
një diell, një jete, një kaltërsi.

Me dashurinë e madhe si det
që rritet në qiellin pa re,
me ënd'rra në jetë ngarkuar të dy,
një dallgë plot dritë jemi ne. [4X]


Lyrics submited by Lunaticpallaska




more...




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019