TEKSTESHQIP

Sidorela Zeqaj
Plagë E Shpirtit
Lyrics

Kur humbasim nje njeri
Qe te shtrenjt e kemi pasur
Brenda shpirtit ne vetmi
Na mbetet nje plag e hapur

Sot shikoj fotografine
I buzeqeshur si perhere
Se gezove dot rinine
Pak jetove por me nder

Ref
Ti ishe njeri i mire
Njeri me zemer te madhe
Nuk thame dot nje lamtumire
Lotet det qe kurre nuk thahen

Ne kete jete me sakrifica
Shume i ri njohe mergimin
Zemra e brisht te la papritur
Nuk e duroi dot trishtimin

I kujtojme gjithmone me mall
Ata qe iken na lane
Ne kete jet sa jemi gjalle
Pse sju ndenjem dhe me prane
INFO
Për tu parë dhe kuptuar më mirë, ky materiali muzikor erdhi në tregun e gjerë të muzikës i përpunuar bukur edhe me anë të një videoklipi, video produksionin e të cilit e punoi Emma Video, ndërsa xhirimet e videos u realizuan nën regjinë e Klaudjo Prifti. Ky videoklip u publikua me datë 9 Nëntor 2023. Këngën e kompozoi Mario Bregu, ndërsa tekstin e mori përsipër Armand Trebicka.