TEKSTESHQIP

Sidrit Bejleri
Përrallë
Lyrics

Përrallë po u them, se nata na gjeti
E vjetër sa… Ma tha breg i detit
E dashuruar përsëri Hëna
Si me magji

O Hënë e zbehur dil zverdhe qiellin
Të pret me gaz ty Ylli i mëngjesit
E po nuk dole do ikin retë
Më mirë dil vetë

E ngadalë yjet valle hedhin dorë për dore
Ylli mëngjesit Hënës zemrën seç ia more
E në mos dalësh ti do ikin retë
Më mirë dil vetë

Pa dil moj Hënë, ti eja, eja, eja-e
Ylli të do, ti eja, eja, eja-e
Hëna me Yllin në dashuri
A s’është përrallë mrekulli

Nëse përralla sonte nuk ju pëlqeu
Do vini nesër, fiks në të njëjtin vend
Të shihni atë që mbrëmë s’e patë dot
Hëna për Yllin vazhdon e derdh lotë

*Çdo fakt që bie ndesh me shkencën e astronomisë
është bërë me vetëdije të plotë për efekt fabulesk.
Faleminderit për mirëkuptimin! ;)*