Më mbaj mend (për 1 muaj)

Silvi Mema - Për Ty Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.7 / Votuan:  11

Ke kohë që ndihesh si i lënë në harrim
Zërat në mendje jo nuk kanë më kuptim
Të flasin hijet nën çarçafin e pistë
E të thonë s'e jeton pa qëllim

Kur në pasqyrë shikohesh, veten s'e njeh
Dhe pse tiparet janë të njejta si dje
Arrin të shohësh vetëm një zbrazëti
Mungon shpirti që djallit ja dhe

[REF.:]
Mos harro
Se pa ty ndalet bota
Mbijeto!
Zgjate ti dorën tek ata që do
Me ikje mos i dëno

Kur errësira të mbulon pa mëshirë
të zë paniku, e ke trupin e ngrirë
sfidoje veten e më shiko në sy
Të betohem do bëhet më mirë

Kam qenë dhe unë si ty burgosur në terr
Asgjësë i lutesha "ti eja më merr"
Ndaj më beso kur them se dhimbja kalon
Eja bashkë ta kalojmë këtë ferr

[REF.:]
Mos harro
Se pa ty ndalet bota
Mbijeto!
Zgjate ti dorën tek ata që do
Me ikje mos i dëno

Kur të ndihesh vetëm,
më thërrit në emër,
do të vij sa herë ti do

[REF.:]
Mos harro
Se pa ty ndalet bota
Mbijeto!
Zgjate ti dorën tek ata që do
Me ikje mos i dëno

Mbijeto!
Se pa ty ndalet bota
Mos harro
Zgjate ti dorën...
Ata që do me ikje mos dëno




Silvi Mema
Publikimi: 18/11/2018
Festivali: Kënga Magjike 2018
Muzika: Silvi Mema
Teksti: Silvi Mema
Orkestrimi: Elvis Duro


Silvi Mema - Për Ty
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Për Ty".
3. Video është e këngës "Për Ty", por nuk këndohet nga Silvi Mema.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.

Kartolina (2)

4
4

Krijo Një Kartolinë

Të Gjitha

STORY



Komente 0