Më mbaj mend (për 1 muaj)

Stefi Prifti & Angelika Guri - Më Bukur Do Të Jetë Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.6 / Votuan:  9

Do të doja unë këtë mbrëmje
gjithë rrugët t’i shëtisja,
thellë në shpirtin tim
të mbaja paqe e qetësi.
Kështu unë do të harroja
se në jetën time
ka ditë me ankth
dhe me shqetësim.

Sonte dashurinë
do të doja ta takoja
dhe i përqafuar
të rrija gjer në agim,
me puthje të zjarrta
asaj unë t’i tregoja
se pa të s’jetoj,
s’jetoj pa dashuri.

“Lamtumirë” një shok më tha
dhe në çast ndjeva vetmi.
Do ta gjente ndoshta vallë
atje larg lumturinë?

Refreni:
Jo, shpresë që unë të ndeza,
ti kurrë në jetë mos më braktis
se jam i ri dhe dua që jeta
të jetë e bukur, e mirë.

Mbaj në krahë
një zog të bardhë,
një shpresë, një ndjenjë
që është dashuri
se jam i ri
dhe them se jeta
do të jetë
e bukur, e mirë.






Stefi Prifti & Angelika Guri - Më Bukur Do Të Jetë
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Më Bukur Do Të Jetë".
3. Video është e këngës "Më Bukur Do Të Jetë", por nuk këndohet nga Stefi Prifti & Angelika Guri.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Stefi Prifti:


Komente 0