Më mbaj mend (për 1 muaj)

Vaçe Zela - Nene Moj Do Pres Gershetin Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.6 / Votuan:  33

Nënë, moj do pres gërshetin,
E do dal malit përpjetë,
Shok’ e shoqe po më presin,
N’ato bjeshkë ku puthin retë

Dil, moj nënë, lajmëro dasmoret,
Se do shkoj un’ partizane,
Mos me bëj nuse zakoni,
Do marr pushkë, në mal do dal.

Refreni:
Në m’u kalbtë rripi I pushkës
Nënë, moj në shi e n’ere
Do ta lidh në ballët e luftës (2x)
Me gërshetin tim të prerë, o mori nënë!

Në të martë malli për mua,
Dil dëgjo krisma nga mali,
Mbi lirin asgjë nuk dua
Se jam nuse partizani.

Mos I pyet zogjtë nëpër pyje
Ku kam qënë e ku s’kam qënë
Gjurme me gjurme do le ca yje,
Të më gjesh kudo, moj nënë.

Refreni:
Në m’u kalbtë rripi I pushkës
Nënë, moj në shi e n’ere
Do ta lidh në ballet e luftës (2x)
Me gërshetin tim të prerë, o mori nënë!






Vaçe Zela - Nene Moj Do Pres Gershetin
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Nene Moj Do Pres Gershetin".
3. Video është e këngës "Nene Moj Do Pres Gershetin", por nuk këndohet nga Vaçe Zela.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Vaçe Zela:


Komente 0