TEKSTESHQIP

Vanesa Sono
Do Të Gjej
Lyrics

Vetëm një “a je mirë”
Po më duhet tani
Që të kthehem sërish
E të ec’ në liri
E kam humb unë ndjesinë
Që të ndiej përsëri
Veten time

Akullin ti ma shkrij
Mos më jep lamtumirë
Se nuk jam më në vete
Ku vete tani
Çfarë është kjo marrëzi
Apo çfarë është
S`e di

Në djall le të shkojë
S`e di kur do mbarojë
S`e di kur do kalojë
Kjo pafundësi
Eja ti më shëro
Eja më përqafo

Do të gjej
Kudo që je ti
Unë do të gjej
Do gënjej
Edhe pak veten
Sa të gjej

Zemra bosh ende rreh
Dritën jashtë nuk e sheh
Ditën time e zbeh
Javë e muaj m`i merr
Me demonat në dhomë
Ata po m’shoqërojnë
Si t`i largoj

Akullin ti ma shkrij
Mos më jep lamtumirë
Se nuk jam më në vete
Ku vete tani
Çfarë është kjo marrëzi
Apo çfarë është
S`e di

Në djall le të shkojë
S`e di kur do mbarojë
S`e di kur do kalojë
Kjo pafundësi
Eja ti më shëro
Eja më përqafo

Do të gjej
Kudo që je ti
Unë do të gjej
Do gënjej
Edhe pak veten
Sa të gjej
Rryma muzikore:
Pop
Renditja:
Top 200