TEKSTESHQIP

Vullnet Zhuniqi
Elvis Pista
Lyrics

Po afrohet dy vjetori i rënies së ish-kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Elvis Pistës.

Dhe, në nderë të të ndjerit dhe veprave të tij të cilat i kujtojnë qytetarët e Kosovës, po realizohet një videoklip.

Ky videoklip po punohet nga Artvision. Regjia dhe skenari mbajnë firmën e Agron Sokolit, dramaturgut të njohur i cili eksperiencën e tij të madhe në këtë fushë e shkrinë në një prej projekteve domethënëse për qytetarët e regjionit të Anadrinisë. Sokoli ishte pjesë e “Stupcave” së fundmi si producent.

Videoklipi titullohet “Elvisit Tonë”. Kënga interpretohet nga Vullnet Zhuniqi, në tekst të Fatmir Mujës.