TEKSTESHQIP

Alban Skënderaj
Sikur Ta Dija
Lyrics

Sikur ta dija
Do të shtrëngoja ditë e natë
T'i puthja duart
Të thoja se sa jam me fat
Sikur ta dija
S’do vija kurrë asgjë në botë
Para lumturisë tënde, veç...

Sikur ta dija
Do kyçja egon në sirtar
Me ty do rrija
Tek ndiqje bregut një pulbardhë
Sikur ta dija
Nuk do ta merrja të mirëqenë
Aspak dashurinë tënde, por...

Ty dielli të mungon,
vetëm kur bie shi
Dhe unë po ndihem sot,
një foshnje në vetmi
Se kurrë nuk zura mend,
ndaj jeta më ndëshkon
Ta dua diellin tim
kur është tepër vonë.

Sikur ta dija
Do t'i kurseja ato fjalë
Lotët e mia
Sonte do rridhnin veç për mall
Sikur ta dija
Do mbyllja sytë që të shikoj
Përtej buzëqeshjes tënde, veç...

Sikur ta dija
Se asgjë tjetër nuk ka vlerë
Sa dashuria
Që mbrapsht s’kërkohet asnjëherë
Sikur ta dija
Nuk do ta merrja të mirëqënë
Aspak dashurinë tënde, por...

Ty dielli të mungon,
vetëm kur bie shi
Dhe unë po ndihem sot,
një foshnje në vetmi
Se kurrë nuk zura mend,
ndaj jeta më ndëshkon
Ta dua diellin tim
kur është tepër vonë

Sikur ta dija
Do të kushtoja tjetër këngë
Diçka të çiltër
Siç i ka hije shpirtit tënd
Sikur ta dija
Do ta tregoja pak më shpesh
Sa shumë ti vlen për mua, por...

Ty dielli të mungon,
vetëm kur bie shi
Dhe unë po ndihem sot,
një foshnje në vetmi
Se kurrë nuk zura mend,
ndaj jeta më ndëshkon
Ta dua diellin tim
kur është tepër vonë

DËRGOI:
INFO
Projekti erdhi online i kompletuar me mjaft shije edhe me anë të një klipi muzikor, për produksionin e të cilit është kujdesur Fullmoon Production, teksa u xhirua me regji nga The Claudia. Videoklipi u publikua më 5 Nëntor 2023. Për vijën melodike dhe për tekstin u përkujdes vetë artisti.
Rryma muzikore:
Pop
Renditja:
Top 200