TEKSTESHQIP
Alban Skënderaj - La La La
Alban Skënderaj
La La La

Materiali muzikor paraqitet tek audienca e gjerë i punuar artistikisht edhe me videoklip, për produksionin e të cilit është bashkëpunuar me Talelli Production. Videoklipi u publikua më 3 Maj 2024. Kompozitori i këngës dhe autor i fjalëve të tekstit është vetë artisti, teksa producenti audio i këngës është Lorenc Aliaj (Avaxus).
Teksti :: Song Lyrics
Ti mendove se do merrja fund
Se pa ty ngadalë une do të vdisja brenda
Ti kujtove s'do m'rrija kërkund
Se do mbesja rob në një kafaz me ëndrra.

Ref.
Dhe ike si era
Tani rri tek dera
Provoje pak shijen e vetmisë
As vet s'e kuptove se ti më çlirove
Nga prangat, zinxhirët e dashurisë.

Ndaj unë sot këndoj
La la la la la la
Për ty që më dhe krahë
Jo vetëm s'të urrej
Por, mirënjohës sa më s'ka
La la la la la la
Se qëkur ike ti ky shpirt nuk ka më re
E k'ta sy nuk kanë më shi.
La la la la la la la la la la (4x)


Ti më the se çdo gjë ka një fund
Pasi më përdore si të donte zemra
Djepit lidhur zemren ma ke tund
Aq sa të besoj se e vërtet është ëndrra.

Ref.
Dhe ike si era
Tani rri tek dera
Provoje pak shijen e vetmisë
As vet s'e kuptove se ti më çlirove
Nga prangat, zinxhirët e dashurisë.

Ndaj unë sot këndoj
La la la la la la
Për ty që më dhe krahë
Jo vetëm s'të urrej
Por, mirënjohës sa më s'ka
La la la la la la
Se qëkur ike ti ky shpirt nuk ka më re
E k'ta sy nuk kanë më shi.
La la la la la la la la la la (4x)
Rryma muzikore
Pop
Renditja
Top 200
Komente 1