Më mbaj mend (për 1 muaj)

Arben Emini - Hurma E Pangrënë Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.7 / Votuan:  3

N'thelbin e çdo fruti, rri e fshehur pema
Nuk mund të njohë syri, nëse nuk sheh zemra
N'atë qytet t'bekuar ku shumë hurma rriten
Me udhëheqës të ri, njerëzit nisën ditën
Ndërroi jetë Ebu Bekri, shkoi te Pejgamberi
Prijës i drejtë u bë Hazreti Omeri
Shumë vepra të mira dhe ca amanete
Hazreti Omeri i ngarkoi mbi vete
"Çfarë la Ebu Bekri, nuk do ta braktis",
Në rrugët e qytetit "bismilah" u nis

Një grua e shkretë, në pleqërinë e thellë
Jetonte n'Medine pa pa' dritë as diell
Sa qe Ebu Bekri, çdo ditë i shërbente
Me hurma të freskëta çdo ditë e ushqente
Omeri i drejtë këtë grua që s'shihte
Nga Ebu Bekri gjendjen ia njihte
Mbushi koshin hurma, dhe mbi shpinë e vuri
Plakës së verbër në shpi ia pruri
U ul pranë saj, si shoku i tij
Filloi t'i shërbente me dashamirësi
Hurmen e parë sapo plaka mori
Një ofshamë të rëndë nga zemra e nxori
Errësirë iu bë zemra sikur dy sytë
Hurmën e dhuruar nuk e çoi në fyt
Thuaja t'vërtetën - tha k'saj - plake t'shkretë
A është sëmurë Ebu Bekri, apo ka ndërru' jetë?

Moj loke e dashur, moj nanë e sprovuar
Ebu Bekri ynë n'ahiret ka shkuar
S'desha të t'pikëlloj, prandaj nuk ta thashë
Sikur t'ishte ai, hurmën ta dhashë
Mirëpo pyetja jote po më ngjall çudi
Nga e more vesh mospraninë e tij
Ah more bir, paqja qoftë mbi ty
Çfarë shihet me zemër, nuk shihet me sy
Por këtu nuk m'u desh as syri, as zemra
Hurma që ma dhe, kishte thelbin brenda
Prandaj e kuptova që është tjetër dorë
Kur thelbi i hurmës m'u ngatërrua n'gojë
Ai besnik i dashur, sa herë më ushqente
Me hurma pa thelpinj, gjithnjë më shërbente
Hazreti Omeri e nxori një "ah"
Rrahjet e zemrës thanë Allah, Allah
Shoku im i zemërs, Ebu Bekër vëlla
Ti nga ahireti na jep mësim n'dynja




Arben Emini
Publikimi: 12/11/2021
Muzika: Fatmir Muja
Teksti: Fatmir Muja
Orkestrimi: Agon Neziri
Koordinator: Mallzim Zendeli
Skenari & Regjia: Fm Production
Organizatorë: Halil Halili & Bashkim Krapi
Luajtën: Basri Lushtaku & Kumrije Hoxha
Kamera & Montazhi: Blerim Gjinovci
Ndihmuan Realizimin: Besir Musliu, Restorant Bifurkacioni Ferizaj, Naser Gashi



Arben Emini - Hurma E Pangrënë
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Hurma E Pangrënë".
3. Video është e këngës "Hurma E Pangrënë", por nuk këndohet nga Arben Emini.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Arben Emini:


Komente 0