Asgje Sikur Dielli
Adresa
Adresa
Jo vetëm radio dhe audio streaming, sepse ky materiali muzikor është prezantuar tek audienca e gjerë i përpunuar me mjaft shije me një videoklip, video produksioni i të cilit është punuar nga Fatos Berisha. Ky videoklip u publikua me datë 25 Shtator 2015. Muzika e këngës ka punuar si kompozitor Françesk Radi, ndërsa autor i fjalëve të tekstit rezulton të jetë Kastriot Gjini.
Teksti :: Song Lyrics
Ku e ke shtëpinë moj vajzë,
s'të pyes dot jo.
Adresën e saj të thjeshtë,
kush do ma tregojë?
Dhe i pyeta dy tre shokë,
por nuk dinin gjë,
Kurse dy shoqet e saja,
më qeshnin pa zë,
Eca rrugëve s'di sa eca,
të kërkova ty,
Krejt papritur dole para,
më pe drejt në sy,
Dhe më the cfarë kërkon,
Këtë mbrëmje i vetëm pse rri,
T'u përgjigja pak vonë,
do desha adresën ta di.
Oh sa fort na rrahu zemra,
dorën kur ma dhe,
Dhe adresën që se dija,
vet ti vashë ma dhe,
Kur u ndamë atë natë,
unë ecja përmes dashurisë,
Më tregove o vashë
adresën e vet lumturisë.
s'të pyes dot jo.
Adresën e saj të thjeshtë,
kush do ma tregojë?
Dhe i pyeta dy tre shokë,
por nuk dinin gjë,
Kurse dy shoqet e saja,
më qeshnin pa zë,
Eca rrugëve s'di sa eca,
të kërkova ty,
Krejt papritur dole para,
më pe drejt në sy,
Dhe më the cfarë kërkon,
Këtë mbrëmje i vetëm pse rri,
T'u përgjigja pak vonë,
do desha adresën ta di.
Oh sa fort na rrahu zemra,
dorën kur ma dhe,
Dhe adresën që se dija,
vet ti vashë ma dhe,
Kur u ndamë atë natë,
unë ecja përmes dashurisë,
Më tregove o vashë
adresën e vet lumturisë.
- Publikimi: 25/09/2015
- Ora: 10:44
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Këngëtar:
- Muzika:
- Teksti:
- Regjisor video: Fatos Berisha
Komente 0